Juventus me sytë sërish nga Ajaksi, kërkon një tjetër mbrojtës nga klubi hollandez

Mungesat  De Sciglio dhe Danilo nga lëndimet kanë ngritur në këmbë drejtuesit e Juventus për të kërkuan një mbrojtës të djathtë. Rikuperimi i lojtarëve është të process por deri në rikthim, mbrojtja e torinezve mbetet me hapsira boshe. Megjithëse Juventus është mësuar të luaj me tre qendërmbrojtës, taktika e Sarrit është ndryshe duke preferuar të luaj me katër të tillë.

Tashmë i preferuari i Juventus është Joel Veltman. Mbrojtësi 27 vjeçar aktivizohet me skuadrën e Ajaksit ku së fundmi i tregoi të gjithëve se futbolli hollandez nuk e ka humbur hijëshinë e Champions League. Megjithatë Veltman ka një kontratë deri në 2021 me Ajaksin, skuadër e cila e ka prodhim të vetin mbrojtësin që ngaekipi i moshave.

Nëse Juventus hidhet në bisedime me Ajaksin, mbrojtësi nuk do t’u kushtojë më pak se 8 milion euro, teksa Ajaks do të përfitojë për një tjetër marrëveshje të mirë. Ndërkohë një tjetër mbrojtës i ardhur tek Juventusi nga ekip hollandez është dhe De Ligt i cili duket se ka bërë kontratë me stolin. Mbrojtësi nuk është aktivizuar sa duhet megjithëse Juventus e sheh të ardhmen e De Ligt në plane afatgjate./Sport Ekspres/