Juventus ka ëndrrën e radhës, është “magjistari” madrilen

Juventus po mundohet të ndërtojë një skuadër perfekte, ndërkohë që për ta bërë këtë ka mbetur vetëm për të sjellë një “virtuoz” në mesfushë. Isko është ëndrra bardhezi e radhës. Mesfushori është në merkato, me Realin që kërkon Pogba dhe Eriksen. Me ardhjen njërit prej atyre të dyve, spanjolli do të dilte jashtë loje.

Juventusi është gati të hidhet në aksion për të sjellë yllin madrilen në Torino. Isko do të ishte mesfushori i tretë pas ardhjes së Rabiot dhe Ramsej me kosto zero. Ndryshe nga dy të parët, fantazisti i galaktiktëve kushton mjaft. Real nuk e ka me nxitim ta shesë atë, ndërsa nuk ka ardhur njëri mes Eriksen e Pogba.

Florentino Perez kërkon të paktën 80 milionë euro për 26-vjeçarin. Sezonin e fundit ka vuajtur shumë në “Santiago Bernabeu”, duke ngrohur stolin në shumicën e rasteve. Ky operacion ka nevojë për negociata të shumta dhe nëse do finalizohej, kjo do ndodhte në fund të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *