Juventus i pandalshëm, pa sforcim ndaj Peskarës

0

Nuk pritej ndonjë surprizë dhe ashtu ndodhi: Juventusi ka mundur sot 3-0 Peskarën, në një ndeshje që u duk pak a shumë si stërvitore.

Vetëm 36 minuta rezistoi Peskara, derisa Kedira gjeti golin e parë, pas një pasimi nga Manxhukiç.

Në pjesën e dytë Kedira i ktheu borxhin kroatit, duke i dhënë asistin për golin e dytë në minutën e 63-të, ndërsa 6 minuta më vonë Hernanes vulosi fitoren, pas një pasimi nga braziliani tjetër Aleks Sandro.

Peskara nuk tregoi asgjë dhe nuk mund të bënte shumë ndaj kampionëve në fuqi.

Ledian Memushaj luajti titullar, pa shkëlqyer, edhe pse nuk ishte më i dobëti në fushë, ndërsa Rej Manaj qëndroi në stol për 90 minuta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.