Juventus apo Real Madrid? Pogba ka një preferencë

E ardhmja e Pol Pogba te Junajtid është në dyshim të madh. Mesfushori nuk ndihet i kënaqur në “Old Trafford” dhe kërkon të largohet. Juve dhe Real janë dy ekipet që dëshirojnë shërbimet e tij. Rreth të ardhmes së francezit ka folur edhe vëllai, Matias. Ai lë të kuptohet se Pol dëshiron të shkojë në Spanjë te Reali.

“Ka shumë fjalë rreth së ardhmes së tij, por ne nuk mund të bëjmë asgjë. Zidan është një mjeshtër futbolli. Është një idhull i imi që në fëmijëri. Punon shumë mirë dhe është një shembull për çdo futbollist. Futbolli spanjoll është më i miri.

Çdokush e pëlqen atë. Unë, vëllai im, të gjithë futbollistët. Ne vazhdojmë jetën tonë. Nëse diçka është e shkruar që të vijë, le të vijë. Mendoj se Pol do të ndihmonte çdo ekip. Nëse shkon në Madrid do ndihmojë Realin”, u shpreh Matias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *