Juventini Ronaldo, sot nis misioni i tij

Kristiano Ronaldo u transferua në Torino këtë verë, duke befasuar disi, pasi shumëkush nuk e kishte menduar se ai do të zgjidhjet Italinë si destinacionin e tij të radhës. Portugezi, nuk mund të thuhet se nuk ishte i lumtur në Madrid, ku fitoi gjithçka dhe kishte mundësinë të vazhdonte në të njëjtën rrugë.

33-vjeçari e ndjeu të nevojshme që të provonte një sfidë të re. Tre Champions në tre vite i kishte fituar, por sulmuesi donte të tregonte që ishte ai që e udhëhiqte skuadrën “galaktike” drejt suksesit. Në Torino ai ka një mision të veçantë, të marrë përdore “Zonjën e Vjetër” dhe të fitojë Championsin, në mënyrë që të dëshmojë se është ai çelësi i suksesit. Në Itali bardhezinjtë janë dominues të padiskutueshëm dhe kampionatin e kanë fituar sistematikisht në vitet e fundit, por u mungonte një si Ronaldo në Champions që të kishin sukses.

Në ndeshjen e fundjavës që lamë pas Ronaldo shënoi dy herë dhe zhbllokimi erdhi në momentin e duhur, pasi sot nis misioni special i Ronaldos. Për ironi të fatit, do të jetë Spanja sërish pika e nisjes, por ndaj Valencias, një skuadre që i ka shënuar shumë herë. Në Itali besojnë se Ronaldo do të arrijë që të përmbushë qëllimin e tij, por dhe të rikthejë trofeun e Ligës së Kampioneve në shtëpinë e bardhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *