Juventinë, ja kur do të prezantohet zyrtarisht fenomeni De Ligt

0

Juventusi ka bërë një nga blerjet më të mëdha të verës. Matijs De Ligt do të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes së “Zonjës”. Gjithsesi, tifozët bardhezi do duhet të presin akoma për të parë 20-vjeçarin të veshur me ngjyrat e tyre.

Mbrojtësi ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme. Ka akoma proçeduar për t’u mbyllur, kështu që prezantimi nuk do të bëhet kaq shpejt. Dita e nesërme do të jetë ajo e zyrtarizimit në faqen zyrtare të klubit.

Pas përmbylljes së kësaj proçedure, do të shohim De Ligt të veshur bardhezi në “Allianz Stadium”. Ky moment është rezervuar për të premten.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.