Juve zyrtarizon talentin e Boka Zhuniors

0

Rodrigo Bentankur është zyrtarisht i Juventusit dhe sot ka kryer kontrollet mjekësore në Torino.

Talenti nga Uruguai është transferuar në Torino nga Boka Zhuniors, si pjesë e marrëveshjes që ktheu në atdhe Karlos Tevezin.

Boka ka marrë 9,4 milionë euro, përveç 1 milionë që mori për të drejtën e një opsioni mbi blerjen, ndërsa vetë Bentankur ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

Mesfushori 19-vjeçar konsiderohet si një ndër lojtarët më të talentuar në Amerikën e Jugut dhe deri në verë do të vazhdojë të luajë te Boka, për t’u bashkuar me Juven për sezonin e ardhshëm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image