Juve thyen Milanin, arbitri i jep një “dorë”

0

Juventusi ka hedhur një tjetër hap drejt titullit, duke mposhtur sot Milanin 2-1, në një ndeshje që ndoshta duhej ta kishte mbyllur me kohë e ta fitonte ndryshe.

Nuk ia dolën bardhezinjtë të shënonin e të konkretizonin epërsinë e frikshme në fushë, ndërsa Milani u mbajt me shpirt ndër dhëmbë deri në fund, kur erdhi episodi që bëri të plaste lufta.

Në minutën e fundit shtesë Lihshtajner hedh një kros drejt zonës, topi përplaset në dorën e De Shilios dhe Masa akordoi penallti. Protesta pa fund nga Milani, pasi De Shilio ishte shumë pranë Lihshtajnerit dhe nuk kishte si ta evitonte prekjen e pavullnetshme me dorë. Megjithatë, arbitri nuk ndryshoi vendim dhe Dibala nga pika e bardhë siguroi fitoren bardhezi.

Më parë Juventusi kishte dominuar në çdo drejtim, por rezultati ishte bllokuar në shifrat 1-1, me Benatianë që shënoi në minutën e 30-të dhe Bakan që barazoi në të 43-tën.

Milani në pjesën e dytë vuajti shumë, por pati edhe disa raste të mira në kundërsulm, që nuk i konkretizoi, ndërsa shtesën e luajti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq marrë nga Soza.

Humbje e hidhur për Milanin, që përtej vuajtjeve, po tregonte se këtë sezon Juventusit ka ditur t’i rrëmbejë rezultat, ose ta vërë në siklet deri në fund.

Image may contain: 2 people, people playing sports and text

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here