Juve-Ronaldo, por del në skenë edhe Junajtid

Telenovela e verës, Kristiano Ronaldo te Juventusi, prodhon çdo orë deri te reja dhe tashmë mediat janë çmendur, duke ofruar versione pa fund mbi të ardhmen e yllit portugez.

Me Realin e Madridit hendeku është shumë i madh dhe praktikisht gjithçka ka marrë fund, por në Madrid përgënjeshtrojnë ekzistencën e klauzolës për largim kundrejt 100 milionë eurove.

Gjithsesi, shumica e gazetarëve që po mbulojnë nga afër këtë histori janë të bindur që marrëveshja ekzistonte dhe tashmë Zhorzh Mendesh po mbyll detajet e fundit.

Ndërkohë, në Angli del një lajm tjetër i bujshëm, sepse The Mirror shkruan se edhe Mançester Junajtid është gati të futet në garë për Ronaldon.

100 milionë për Realin dhe ofertë identike në Juventusin: 120 milionë euro për 4 vjet portugezit.

Nëse lajmi është i vërtetë, Ronaldo vihet në një situatë të vështirë, sepse ka një marrëveshje verbale me Juven, por periudha e kaluar në Mançester nuk harrohet dhe Old Trafford është si shtëpi e dytë për të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *