Juve reagon frikshëm, “fundos” Lacion për 17 minuta

0

Javën e shkuar plasën kritikat ndaj Juventusit, pas humbjes ndaj Fiorentinës, por në futboll mjafton një fitore e bukur për të ndryshuar gjithçka dhe sot Juve ka kthyer kritikat në lëvdata.

Kampionët e Italisë kanë mposhtur 2-0 Lacion pa u lodhur fare, me dy gola në 17 minutat e para nga Dibala e Higuain, pikërisht dy sulmuesit më të rëndësishëm, të cilët janë gjithnjë nën vëzhgim dhe bien pre e kritikave nëse nuk shënojnë dy ndeshje rresht.

Goli i Dibalas ishte fenomenal, me një gjuajtje perfekte me të majtën.

Në pjesën e dytë Juve kontrolloi qetësisht dhe mund të shënonte sërish, ndaj një rivali që asnjëherë nuk u fut në lojë dhe duket qartë që nuk është për Champions.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.