Juve pushton Europën, tani ka në dorë yllin e momentit

0

Zhoao Feliks është padyshim emri dhe ylli i momentit. Portugezi po mahnit me paraqitjet e tij me fanellën e Benfikës dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, një prej të cilëve është edhe Juventusi.

Bardhezinjtë duket se kanë nisur të lëvizin menjëherë për të siguruar shërbimet e talentit dhe ka një avantazh të madh. Ai quhet Horge Mendes, agjenti i njohur, i cili ka si klient edhe Zhoao Feliks.

Juventusi njihet për marrëdhëniet e mira që ka me agjentin, i cili solli në Torino në verë edhe Kristiano Ronaldon e Zhoao Kanselon. Drejtori i “Zonjës së vjetër”, Fabio Paratiçi raportohet se do të ketë një takim me drejtuesit e Benfikës, me portugezët që kërkojnë 120 milionë euro për xhevahirin e tyre.

Një tjetër avantazh për Juven pritet të jetë edhe Kristiano Ronaldo, pasi Feliks do ta pëlqente shumë një ide për të luajtur përkrah bashkombasit të tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.