Juve “peshkon” një talent, një shqiptar në mes…

0

Juventusi është pranë zyrtarizimit të transfertës së sulmuesit anglez Stefi Mavididi. Bëhet fjalë për një talent 20-vjeçar, i cili është produkt i akademisë së Arsenalit. Herën e fundit që Juventusi ka marrë një talent nga një ekip anglez, rezultatet ishin mëse të kënaqshme, siç ndodhi me Pol Pogban, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër”, pasi te Mançester Junajtid nuk i besuan.

Një fakt tjetër interesant është se rol kyç në këtë transfertë ka luajtur dhe agjenti shqiptar Nusret Jashari, i cili ishte dhe personi që “orkestroi” dhe transferimin e Shkodran Mustafit nga Sampdoria tek Valencia e më pas nga spanjollët tek Arsenali dy vite më parë.

Mavididi është një talent interesant, i cili ka qenë për vite më radhë pjesë e grumbullimeve të moshave të “Tri Luanëve”, te Juventusi ai pritet të marrë minuta të rregullta te ekipi B, që këtë vit militon për herë të parë në Serie C.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.