“Juve nuk krahasohet me askënd, Higuain ndër më të kompletuarit”

Merkato është në klulmin e saj dhe ekipet kryesore të Serie A kanë bërë jo pak blerje. Interi dhe Juventusi duken më aktivët për momentin. “Zonja” siç është bërë zakon vitet e fundit është “mbretëresha” e verës. Spikat sjellja e Godin në Milano nga Interi dhe ardhja e sigurt e Hames në Napoli.
Bobo Vieri, ish-sulmues i Interit dhe Juventusit ka folur rreth kampionatit italian, “Zonjës”, Higuain dhe diferenecës mes bardhezinjve dhe kundërshtarëve. Ai shprehet se Higuain është një nga sulmuesit më të kompletuar dhe nuk e kupton pse Juventusi do ta shesë.

Shprehet se Ronaldo nuk ka nevojë për partner, por ky i fundit për portugezin. Në fund përmend blerjet e Juves dhe çuditet sesi mund të flitet për ngushtim të diferencës mes bardhezinjve dhe Napolit apo Interit.

“Higuain është një nga sulmuesit më të plotë, nuk e kuptoj pse ata nuk e mbajnë atë në Torino. Ronaldo nuk ka nevojë për një partner. Ai ka bërë më shumë se 600 gola, për çfarë tjetër i duhet? Janë të tjerët që kanë nevojë për të. Nuk e di ku do shkojë Ikardi, por mund të them se ai është një golashënues i madh. Juventusi ka Ronaldon, mori Ramsey, Rabiot dhe De Ligt. Si mund të flisni për diferencë të shkurtuar?”

“Dihet se ata nuk do të fitojnë gjithmonë. Napoli dhe Inter janë duke bërë blerje të mira, por varet se çfarë ndodh. Këto klube nuk mund të krahasohen me Juve, është presion shumë i madh. Bardhezinjtë kanë lojtarë dhe një nivel që nuk i takon të tjerëve, klubet e tjera duhet të mendojnë për vetëm për veten”, u shpreh ish-bomberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *