Juve, në Champions pa Hëvedes

Kthehet Lihtshtajner, jashtë Hëvedes. Këto janë të rejat më të mëdha nga lista që Juventusi i ka nisur UEFA-s për fazën e dytë në Champions League, që do të nisë në mesin e këtij muaji, me bardhezinjtë që do të prëballen me Totenhemin. Trajneri Maks Alegri ka zgjedhur 23 lojtarët me të cilët do të tentojë sulmin drejt trofeut, duke përfshirë në listë edhe anësorin zviceran dhe duke lënë jashtë gjermanin, i cili këtë sezon ka pasur shumë dëmtime. Pjesa tjetër, asnjë surprizë.

Portierë: Bufon, Shçesni, Pinsolio.

Mbrojtës: Kiielini, De Shilio, Benatia, Aleks Sandro, Barzali, Rugani, Lihtshtajner;

Mesfushorë: Pjaniç, Kedira, Markisio, Matuidi, Azamoah, Sturaro, Bentankur;

Sulmues: Kuadrado, Higuain, Dibala, Douglas Kosta, Manxhukiç, Bernardeski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *