Juve ndalet në shtëpi pas 1 viti e gjysmë!

0

Asnjë festë përpara tv. Barazimi brenda fushës në derbin ndaj Torinos shtyn llogaritë matematikore për sigurinë e titullit të gjashtë radhazi për Juvetusin, që do të hynte në histori duke kaluar edhe Torinon e Madh (skuadra që humbi jetën tragjikisht). Plot 270 minuta nga fundi i kampionatit, në fakt, bardhezinjtë ngjiten në kuotën e 85 pikësh, pra 8 më shumë se sa Napoli, që fitoi dje ndaj Kaljarit. Jo vetë kaq, por nëse Roma do të mundte Milanin në “San Siro”, ateëherë do të shkonin në vetëm 6 pikë larg skuadrës së Alegrit, me duelin direkt për t’u zhvilluar më 14 maj në “Olimpico”.

Ndal! – Por, lajmet e këqija për Juven nuk mbarojnë me kaq, sepse goli i Adem Ljajiçit, një perlë e vërtetë me goditje dënimi, ka qenë padiskutim ai që ka prishur atmosferën, edhe pse Higuain të paktën shmangi humbjen në fund. Iu afrua Milani ndaljes së rekordit por nuk ia arriti, ndryshe nga granatat që frenojnë “Zonjën” në 33 fitore radhazi. Praktikisht, hera e fundit që djemtë e Alegrit nuk kishin marrë 3 pikët përpara publikut ishte 23 shtatori 2015, ndaj Frozinones në barazimin 1-1 në “Juventus Stadium”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here