Juve “minierë” talentesh, njihuni me 5 yjet që e meritojnë formacionin

Juventusi ka ndërtuar një skuadër konkurruese për të gjithë trofetë Evropianë. Ndërkohë, Championsi mbetet akoma një tabu për t’u thyer.

Skuadra italiane në sezonin e kaluar e fitoi titullin e tetë radhazi në Serie A, por kaq nuk mjafton. Zonja e Vjetër ka investuar ndër vite në lojtarë të talentuar, por prej tyre dallohen pesë emra që në sezonin e ri e meritojnë të kenë një shans në skuadrën e parë:

Manolo Portanova

19-vjeçari po i impresionon të gjithë në akademinë e Juventusit. Në mediat italiane raportohet se lojtari e meriton një shans në skuadrën e parë. Cilësitë e mesfushorit janë për t’u admiruar. Juventusit i mungojnë cilësitë organizative në mesfushë, veti që Portanova e ka.

Rodrigo Bentankur

Uruguaiani 22-vjeçar filloi mjaftë mirë aventurën te Juventusi, por lëndimet bënë që ai të humbiste vendin e titullarit sezonin e kaluar. Në sezonin e ri do e ketë shansin ta fitojë sërish pozicionin e tij. Konkurrentë ka Aron Ramsej dhe Adrien Rabio.

Pablo Moreno

Sulmuesi i talentuar spanjoll është prodhim i akademisë së Barcelonës. Erdhi te Juventusi verën e kaluar. Moreno mund të ndjekë hapat e Moise Ken, por dallimi mes tyre është se spanjolli ka një teknikë të jashtëzakonshme dhe është mjaft i shpejtë.

Stefi Mavididi

Një emër shumë i njohur për tifozët e Arsenalit. Stefi Mavididi kaloi verën e kaluar te “Zonja e  Vjetër” nga “Topiçnjtë”, pas tetë vitesh në veri të Londrës. Sulmuesi i talentuar sezonin e kaluar shënoi gjashtë gola. Në Itali shihet si një ndër sulmuesit më të talentuar.

Mateus Pereira

Braziliani 21-vjeçar është lojtar shumë I vlefshëm. Mund të luajë mesfushori difensiv, por edhe pas sulmuesve. Pra mbulon të dyja fazat e lojës dhe është një driblues mjaft i mirë. Sarri pritet ta grumbullojë shpesh me ekipin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *