Juve mendon për të ardhmen, kontratë faraonike për yllin e skuadrës

Juventusi po mendon për të ardhmen dhe ka nisur punën që të rinovojë me një nga lojtarët më premtues, Daniele Rugani. Mbrojtësi kërkohej me ngulm nga Çelsi, por Juventusi nuk mendon aspak të heqë dorë nga shërbimet e 24-vjeçarit.

Aktualisht, Rugani përfiton 1.7 milionë euro në sezon, por me kontratën e re, pritet të përfitojë 3 milionë euro plus bonuse.

Kjo kontratë e re e shtruar në tavolinë nga drejtuesit e Juventusit është e kënaqshme për mbrojtësin dhe agjentin e tij. Me shumë gjasa, italiani do të qëndrojë te Juventusi deri në 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *