Juve magjike, “zhduk” Barcelonën!

0

Thonë që nga gabimet mëson, por edhe jo… Sepse, nëse në Paris katër golat e pësuar nga PSG ishin një sinjal alarmi, në Torino ka ardhur konfirmimi. Barcelona nuk është më ajo e viteve të fundit dhe tashmë pëson shumë gola. Sepse, nëse Magala të realizon dy, atëherë pse të mos e bëjnë edhe djemtë e Alegrit, padronët e Serisë A?! Kështu, mbrëmja torineze kthehet në mankth për Mesi & Co, që e kuptojnë se s’do të jetë aspak e lehtë ndaj bardhezinjve, të përgatitur psikologjikisht, taktikisht dhe fizikisht. Eshtë Dibala ai që ndez menjëherë atmosferën, me një të majtë vdekjeprurëse, teksa topi depozitohet në rrjetën e Ter Shtegenit, teksa mbrojtja katalanase kapet e papërgatitur…

Reagimi i spanjollëve vjen vetëm me Iniestën, në një aksion super, por Bufon thotë “jo”. Nga një gol i shpërdoruar te një i pësuar, sipas ligjit të pashkruar. Sërish një aksion nga krahu i “Zonjës”, pasim për Dibalanë që jashtë zone godet me të majtën dhe shënon po aty ku realizoi pas vetëm 7 minutash.

Eshtë minuta 22, teksa “Zonja” argëtohet, duke iu afruar edhe golit të tretë. Në pjesën e dytë, reagimi i miqve jo vetëm që nuk vjen, por ata vazhdojnë të shpërqëndrohen, teksa në goditje nga këdi, Kielini me kokë e kalibron topin në trajektoren ku Ter Shtegen s’mund të mbërrijë. Sulmi final i Barcelonës është sporadik dhe pa forcë, teksa “Zonja” e mbyll me një 3-0 që nuk ka nevojë për fjalë. Magji në Torino, që zhduk Mesin & Co.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image