Juve-Lacio, në Romë luhet për… historinë

0

Kupa e Italisë ka nisur që në korrik, me Juven dhe Lacion që kanë qenë spektatorë deri në janar, siç e kishte parashikuar tabela. Të dyja hyjnë në skenë në 1/8-at, ndërmjet eksperimenteve post merkato dhe zhgënjimeve për t’u harruar (Superkupa e humbur me Milanin në Doha). Tripleta është ende shumë larg për ta imagjinuar, edhe pse Dibala dhe shokët e tij duan të shkojnë deri në fund. Por nuk duhet të harrojnë se Kupa e Italisë bën pjesë në adn-në e Lacios dhe ata duan ta ftojnë.

RËNIE TENSIONI – Problemi është se, nëse stakon prizën – gjithmonë sipas Alegrit – atëherë gjithçka bëhet më e vështirë. Dhe, pas barazimit me Atalantën (2-2) mesazhi tjetër i Maksit vjen pas humbjes me Romën. “Antenat gati”. Një mesazh që më shumë është një tërheqje vëmendjeje sepse trajneri i Juves e di shumë mirë se të tijtë kanë ulur jashtëzakonisht shumë tempin dhe ritmin, siç ka ndodhur edhe në debutimin e Kupës së Italisë. Dhe ndërmjet Atalantës, Torinos dhe Romës ka një të përbashkët. Gjashtë gola të pësuar nga bardhezinjtë dhe asnjë ndeshje e fituar, të trija radhazi, si për të treguar se bardhezinjtë po flënë ende gjumë. Një gjumë që mund t’i kushtojë shtrenjtë atyre.  Dhe për të arritur tripletën Juventusi nuk duhet të harrojë se duhet të ngrerë Kupën në ndeshjen e sotme, ndryshe mbetet vetëm dopieta.

LACIO GJIGANTE —  Sigurisht që kur vjen puna te Kupa, Lacio nuk bën shaka. Madje, deri tani ka treguar se di të përballet dhe të mposhtë kundërshtarë shumë të rëndësishëm dhe të fortë. Mbi të gjitha atë Romë që mundi 3-0 Juventusin, duke e eliminuar në gjysmëfinale, në derbin kryeqytetas. Për të mos përmendur atë eliminim dhe fitore në Milani, ndaj Interit, atij Interi që vinte nga shtatë fitore radhazi në kampionat dhe shihte ende Champions League-n. Inzagi i dha një leksion falë golave të shënuara nga Felipe Anderson dhe Bilja. Dhe lindi këtu Lacio e ndeshjeve të mëdha që diti më pas të përsërisë vetveten edhe në kampionat.

PESË YJE DHE MUR – Sigurisht që kur vjen puna te moduli, më e rëndësishme është mënyra se si luan dhe jo se si vendosen në fushë lojtarët. Por, edhe moduli ka rëndësi, sidomos kur ke të bësh me kurajën e Alegrit. Dhe, ka qenë pikërisht në kampionat, ndaj Lacios që ai provoi të fuste Juventusin me 5 yje dhe ishte pikërisht këtu që Maksi ndërtoi edhe imazhin e ri të kësaj skuadre që hapi rrugën në kampionat dhe në Champions, për të shkuar deri në finalen e Kardifit. Dhe kjo Juve me pesë yje është një makinë perfekte, që fundos kundërshtarët dhe nuk u lejon atyre asgjë, nëse vendos që do të jetë kështu. Dhe Barcelona e pa këtë “faturë”.

FORMACIONET E MUNDSHME

Juventus (3-4-2-1): Neto – Barzalji, Bonuçi, Kielini – Dani Alvesh, Rinkon, Markizio, Sandro – Dibala (Kuadrado), Manxhukiç – Higuain

Lacio (3-5-2): Strakosha – Hut, De Vrij, Uollas – Basta, Saviç, Bilja, Parolo, Luliç – Keita, Imobile

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here