Juve, gati për hakmarrjen e madhe

0

Në historinë e përballjeve mes tyre Barcelona dhe Juventusi numërojnë 9 duele, të gjithë shumë tërheqës. Por ai që mbetet në kujtesë është dueli i fundit, edhe për faktin është më i freskëti dhe për më shumë djeg akoma tek Juventusi. Më 6 qershor 2015 në Berlin, aty ku Italia kishte fituar titullin botëror 6 vjet më parë, Barcelona fitonte 3-1 kundër Juventusit. Nga këtu nis gjithçka. Pas barazimit të përkohshëm të Juventusit me Alvaro Moratën u duke se finalja e Berlinit kishte marrë një kthesë të rëndësishme dhe kupa dukej se do të shkonte në Itali, por Luis Suarez dhe Nejmar pluhurosën ëndrrat e Juventusit, duke i dhënë Barcelonës titullin e pestë në Evropë.

 

Revanshi – Tani dy vjet më pas, Masimiliano Alegri dhe Luis Enrike do të gjenden sërish përballë tyre, në një duel të dyfishtë për të vendosur se kush do të shkojë mes katër më të mirëve në Champions. Rvansh i Juves apo konfirmim i Barcelonës, kjo mbetet për t’u parë.

Ndryshimet – Dy vjet nga finalja e madhe Juventusi dhe Barcelona vijnë me disa ndryshime në përbërje. Finalja e Berlinit u vendos nga treshja Rakitiç-Suarez-Nejmar. Sulmi i Juventusit udhëhiqej nga Tevez e Morata, teksa në mesfushë ishin Pirlo, Vidal e Pogba. Nëse bëjmë një krahasim, Juventusi ka pësuar më shumë ndryshime. Asnjë nga emrat e lartpërmendur nuk është më. Surpriza tek Juventusi është Dani Alvesh, ish-ylli i Barcelonës.

Historia – Por Juventusi ka dhe kujtime të bukura nga përballjet me Barcelonën. Më i ëmbli është ai i vitit 2003 edhe ai në çerekfinalet e Ligës së kampioneve. Takimi i parë luhej në “Delle Alpi” dhe mbyllej 1-1 me gola të Monteros për Juventusin dhe saviolës për Barcelonën. Në ndeshjen e kthimit Juventusi bënte mrekullinë. Goli i Nedved dhe barazimi i Ksavit e çonin takimin në shtesë, kur Zalajeta shënonte golin e kualifikimit me Juventusin që lunate me një lojtar më pak. Bardhezinjtë shkonin deri në finale ku mundeshin nga Milani në Mançester.

Përballjet e mëparshme
20.10.1970 Kupa e panaireve Barcelona-Juventus 1-2
04.11.1970 Kupa e panaireve Juventus- Barcelona 2-1
05.03.1986 Kupa e Kampioneve Barcelona -Juventus 1-0
19.03.1986 Kupa e Kampioneve Juventus- Barcelona 1-1
10.04.1991 Kupa e Kupave Barcelona -Juventus 3-1
24.04.1991 Kupa e Kupave Juventus- Barcelona 1-0
09.04.2003 Champions League Juventus- Barcelona 1-1
22.04.2003 Champions League Barcelona -Juventus 1-2
06.06.2015 Champions League Juventus- Barcelona 1-3

2 vite pa humbje, drejt fortesës  “Juventus Stadium”

Juventusi krenohet me rekordet e tij në këtë sezon në Champions, krenohet me lojtarë si Higuain apo Dibala. Por në këtë edicion në Champions, Alegri është krenar për mbrojtjen që ka ndërtuar atje. Juventusi i viteve të fundit ka qenë në gjendje ta kthejë fushën e vet “Juventus Stadium” në një fortesë të pathyeshme. Të gjithë ata që vijnë në Torino përballen me një presion të jashtëzakonshëm, teksa faktoti frikë në këtë stadium mban koeficientin maksimal. Të dhënat flasin vetë, Juventusi nuk humbet një ndeshje në fushën e vet që nga viti 2015 kur Kievo bënte surprizë. Po ashtu, ky rekord nuk vlen vetëm për në Itali, por dhe në kompeticionet evropiane, teksa bardhezinjtë nuk humbasin prej 17 takimesh radhazi në “Juventus Stadium”. Ndaj treshja e mrekullueshme e sulmit të Barcelonës Mesi-Nejmar-Suarez janë të paralajmëruar se në “Juventus Stadium” nuk do të jetë një shëtitje.
6 ndeshje pa pësuar – Rekordet nuk mbarojnë këtu, sepse në 8 takime të zhvilluara në këtë sezon në Ligën e Kampioneve në fushën e vet, Juventusi jo vetëm që nuk njeh humbje, por shifrat janë vërtet mbresëlënëse. Jo më kot dhe trajneri i Barcelonës e ka përmendur këtë fakt në konferencën për shtyp para ndeshjes: “shifrat e Juventusit janë të frikshme”. Në 6 nga 8 takimet në Ligën e Kampioneve në “Juventus Stadium”, Xhanluixhi Bufon e ka ruajtur të paprekur portën e tij. të vetmet skuadrat që kanë shënuar në Torino kanë qenë Lioni dhe Sevilja dhe në të dt rastet golat kanë ardhur nga goditjet standarde.

8 ndeshje, 4 sisteme loje – Ajo që e bën edhe më të frishme Juventusin në fusën e vet në këtë sezon në Champions janë dhe ndërrimet e shpeshta të vendosjes taktike në fushë nga trajneri Alegri. Ai ndihet i kënaqur me pragmaticitetin e tij. “Pak spektakël? Nëse do të doja spektakël do të shkoja më mirë në cirk, jam këtu për të fituar”- deklaronte Alegri pak ditë më parë fill pas fitores kundër Kievos në kampionat 2-0. Suksesi i Alegrit bazohet edhe tek ndërrmi i modulit të lojës, që në fakt ka ardhur pas humbjes 1-2 kundër Fiorebntinës në Firence në janar. Ishte ky momenti kur Alegri ndryshoi modulin e tij nga 3-5-2 me “BBC” në mbrojtje (Barzalji-Bonuçi-Kielini) në 4-2-3-1 që i shkon më shumë përshtat dyshes Dibala e Higuain; skema është e thjeshtë, Dibala krijon, Higuain finalizon. Kështu ndodhi dhe kundër Kievos. Por nëse në kampionat, Alegri është më i rezervuar, në Evropë ka arritur deri në 4 vendosje të ndryshme taktike, por më i përzgjedhuri prej tij është 4-2-3-1.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image