Juve e mbyll para kohe, Lester shpreson ende

0

Nuk ka mbaruar, por praktikisht Juventusi është në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Bardhezinjtë nisesin favoritë në Portugali dhe kanë fituar 2-0 ndaj Portos, që tashmë ka një mision të pamundur në Torino, më 14 mars. Ndeshja u vendos nga një gafë e mbrojtësit brazilian Aleks Tejesh në pjesën e parë, sepse mbrojtësi i majtë u ndëshkua në mënyrë amatoreske me karton të kuq, me dy të verdha në hapësirën e 74 sekondave! Porto rezistoi sa mundi me 10 lojtarë, por edhe fatin e pati kundër, sepse Marko Pjaca në minutën e 72-të nuk fali, pas një pasimi të gabuar në qendër të mbrojtjes portugeze, ndrysa Dani Alvesh mbylli llogaritë dy minuta më vonë.

Ndërkaq, Sevilja fitoi 2-1 ndaj Lester Sitit, një rezultat aspak i keq për kampionët e Anglisë, që niseshin dukshëm inferiorë, në një fushë tepër të vështirë dhe me një krizë të thellë që po i sheh drejt rënies nga Premier Liga. Sevilja shënoi në minutat 25 e 62, humbi edhe një 11-metërsh që në fillim të ndeshjes, por Xhejmi Vardi pati një moment shpërthimi në minutën e 73-të, duke shnëuar një gol shprese, që e bën kthimin në Angli një luftë të vërtetë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image