Juve e ka seriozisht, ofertë Kristiano Ronaldos

Nisi si thashethem merkatoje, nga ata që zakonisht harrohen pas pak ditësh, por duket se Juventusi e ka seriozisht për Kristiano Ronaldon.

Tuttosport ka nisur e para lojën, ndërsa sot spanjollja Marca hap gazetën me këtë lajm: “Juve e ka seriozisht për Kristiano Ronaldon”.

Bëhet fjalë për një ofertë serioze, 120 milionë euro në total për 4 vjet kontratë.

Po Reali? Këtu duhet të punojë vetë Ronaldo me agjentin Zhorzh Mendesh, për të ulur klauzolën e prishjes së kontratës, që në këtë moment është 1 miliard euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *