Juve e ka fituar titullin, mbyllen kuotat e basteve

0

 

Snai, kompania më e madhe në Itali, nuk pranon më vendosjen e parave tek bardhezinjtë, pasi s’kanë koeficient. Por, kanë nxjerrë një tjetër bast për 13 javët e mbetura

 

Kampionati i mbyllur edhe për bastet, jo vetëm për specialistët dhe opinionistët e Serisë A. Me 9 pikë avantazh tek Roma, një fitore dhe një barazim në takimet direkte, Juventusi udhëton drejt titullit të katërt radhazi dhe Snai nuk i jep mundësi basteve për fituesin e Serisë A, por ka hapur një tjetër tip basti, e lidhur me 13 javët e mbetura të kampionatit: do të vihet bast tek skuadra që do të mbledhë më shumë pikë deri në fund. Kuota të ndryshme në krahasim me bastin për fituesin e kampionatit, por edhe në këtë rast, Juventusi mbetet dominuese deri në fund të sezonit, me kuotën 2,5 për fitoren në klasifikimin parcial. Në kuotën 4,5 Roma dhe me 5 Napoli, që tani gjendet vetëm katër pikë larg verdhekuqëve dhe mund të synojë vendin e dytë, për t’u futur direkt në Champions, pa ndeshje shtesë. Ndjekin Lacio me 7 dhe Fiorentina me 8, Interi në kuotën 20 dhe Torino me 33. Mes basteve të mundshme janë ato mbi golashënuesit europianë: në krye vihet bast mbi numrin më të madh të golave. Reflektorët janë tek Tevez, 15 gola dhe kuota 1,5, që ndiqet nga 12 golat e Higuain, i kuotuar 2,4. Për palermitanin Dibala (12 gola) kuota 2,9, kundrejt 1,35 të internistit Ikardi dhe 14 golat e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image