Justifikimet e Inzagit me Strakoshën, Konte përgjigjet: Të jemi të sinqertë tani…

Inzagi ka nisur menjëherë nga justifikimet pas një humbje si në sezonin e shkuar, si të ishte një kasetë e rregjistruar: “Thomas Strakosha nuk bëri asnjë pritje. Handanoviç ishte i mrekullueshëm, ndërsa Lacio kishte katër raste të pastra shënimi”.

Në këtë mënyrë trajneri shpreh se kundërshtari nuk e ka kërcënuar asnjëherë portën e tij, duke e vendosur takimit në një episod. Pra kjo është llogjika e teknikut të Lacios, për të arsyetuar një dështim, që në këtë sezon të ri e bëri sefte me Interin.

Kundërpërgjigja ka ardhur menjëherë nga Konte, pasi gazetarët i kanë treguar reagimin e kolegut të tij: “Duhet të jemi të sinqertë tani. Të thuash që Handanoviç bëri disa pritje të mira pasi ne kaluam në avantazh. Por në pjesën e dytë Interi dominoi dhe siguroi suksesin. Për mendimin tim përshembull, Laçio nuk bëri asgjë në pjesën e dytë”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/