Jupi tregon situatën e përjetuar në Ballsh: Situata shumë më e mirë, vetëm ndonjë e sharë

Në emisionin e “Procesit Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”, është folur edhe për situatën në stadiumet shqiptare. Redi Jupi ka folur me një eksperiencë personale dhe në kryesimin e akademisë së tij, “Football Republic”, se në arenën sportive ka më shumë qetësi në kohët e fundit se më parë.

Pikërisht nga një transfertë e fundit, ku ka qenë në Ballsh. Jupi vendos theksin se tashmë mund të dëgjohen vetëm të sharat që mund të vijnë nga stadiumi janë ato që e bëjnë disi të pakëndshme situatën.

“Unë kam qenë vetë në Ballsh me ekipin e moshave. Atje na kanë respektuar si ekip mik. Situata është shumë herë më mirë seç ka qenë më parë. Rastet e dhunës tashmë janë të izoluara dhe duhen goditur këto episode vetëm në veçanti, me personat që e bëjnë këtë gjë. Por është më qetë se më parë, përveçse ndonjë të share që mund të vijë, por që për ne janë luks”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/