Jupi për punën e Lerdës: Nuk është e njëjta situatë si me Gegën, Partizani duhej të kishte 30 pikë

Partizani po arrin të mbajë kryesimin e Superiores, megjithëse ka një renditje shumë të ngjeshur këtë sezon në Superiore. Diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për kreun.

Sa i përket të kuqëve, kanë plasur shumë çështje dhe diskutime për trajnerin Lerda. Por puna e këtij të fundit flet gjithmonë me rezultate. Përsa kohë Partizani mban vendin e parë, nuk mund të ketë kritika të mëdha.

Gjithsesi, Redi Jupi ka bërë një analizë të detajuar për të kuqtë te “Procesi Sportiv”, duke marrë parasysh edhe kohën e Gegës apo cilësitë që zotëron aktualisht: “Partizani është shumë herë më mirë në cilësi se në sezonin e shkuar me Gegën. Ju vetëm më thoni një pozicion në fushë dhe unë do t’ju them se kush e dublon. Mbahen në stol lojtarë me klas të jashtëzakonshëm. Por loja nuk ka qendrueshmëri. Në disa minuta shpërthejnë elementet e caktuar dhe është Partizan i frikshëm. Në disa minuta të tjera mund të ndodhi ajo si me Luftëtarin, ku dhe mund ta humbisnin me rezultatin 0-2 atë pjesë të parë”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/