Junjatid, tifozët nuk duan një shkëmbim De Gea – Bejl

0

Në një anketë të zhvilluar nga faqja e Mançester Junajtid në Facebook, ka rezultuar se 99% e tifozëve të tyre kanë qënë kundër idesë së një shkëmbimi mes portierit Davide De Gea dhe futbollistit të Real Madrid, Garet Bejl. Ditët e fundit është folur se trajneri Van Gal po përgatit një ofertë për uellsianin ku përveç parave, Reali do përfitonte edhe shërbimet e portierit spanjoll, por siç raporton Daily Mail, tifozë nuk e mbështesin këtë ide. Ata tashmë i kanë lëshuar një sinjal të fortë trajnerit hollandez që të rinovojë sa më shpejt kontratën me De Gean.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here