Junajtid vëzhgon mbrojtësin në “San Siro”, kundërpërgjigjet Milani

Fitorja e thellë kundër Kardifit në transfertë ka rikthyer qetësinë tek Mançester Junajtid, ndërsa Ole Gunar Soskjaer e nisi mbarë aventurën në stolin e “Djajve të Kuq”. Drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë drejt merkatos dhe objektivi i tyre kryesor është një mbrojtës i djathtë.

Mateo Darmian nuk do të rinovojë dhe e ardhmja e italianit është larg ishullit. Megjithatë, Junajtid ka një objektiv të ri dhe ai është Davide Kalabria. Një vëzhgues i klubit anglez ka qenë i pranishëm në “San Siro” gjatë ndeshjes Milan-Fiorentina për të ndjekur nga afër 22-vjeçarin italian. Kalabria luajti si mesfushor të shtunën, për shkak të mungesave të shumta në ekipin e Gatuzos. Kontrata e tij me Milanin skadon në vitin 2022 dhe Junajtid është gati të bëjë ofertën e parë për shërbimet e tij.

Nga ana tjetër është Milani që kërkon një lojtar të Junajtid. Siç raporton “Daily Mirror”, kuqezinjtë pëlqejnë Markus Rashford, sulmuesin e ekipit të Solskjaer, por gara për të është shumë e fortë, pasi për 21-vjeçarin interesohen dhe Juventus, Barcelona dhe Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *