Junajtid shqetëson Juven, Murinjo kërkon brazilianin

Mançester Junajtid po kërkon një mbrojtës të majtë dhe ka hedhur sytë nga Serie A. Objektivi i Murinjos gjendet tek ekipi i Juventusit, kundërshtari i ardhshëm i “Djajve të Kuq” në Champions. Anglezët janë të interesuar për Aleks Sandron.

Brazilianit i skadon kontratat me bardhezinjtë në vitin 2020, ndërsa ai dëshiron të qëndrojë në Torino dhe të rinovojë, por akordi me klubin nuk është gjetur akoma.

27-vjeçari kërkon një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa Juventusi nuk dëshiron të nxitohet. Drejtuesit po monitorojnë paraqitjet e brazilianit dhe kërkojnë të binden se ai është në gjendje të përsërisë paraqitjet fantastike të sezonit të kaluar. Nëse palët nuk gjejnë akordin, Murinjo është gati ta bindë për t’u transferuar në ishull.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *