Junajtid sfidon PSG-në, akord me pasuesin e Pogba

0

Oferta e Juventusit prej 134 milionë eurosh për Pol Pogba po e detyron Mançester Junajtid të “dorëzohet”. Mesfushori francez është drejt rikthimit në Serie A, ndërsa anglezët kanë piketuar zëvendësuesin.

Ai është Sergej Milinkoviç-Saviç. Klaudio Lotito ka vendosur ta shesë mesfushorin serb për shumën e 75 milionë eurove. Junajtid fiton kështu garën me PSG-në, që i kishte ofruar Lacio 55 milionë euro.

Igli Tare gjendet në Londër për të takuar agjentin e Kaisedos (ka oferta nga Kina), për të biseduar me disa nga objektivat e bardhekaltërve, por edhe për Milinikoviç-Saviç.

Junajtid do t’i ofrojë 24-vjeçarit një kontratë 4 vjeçare (me opsionin e rinovimit për vitin e pestë) dhe 6 milionë euro rrogë sezonale, dyfishin e asaj që përfiton në kryeqytetin italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.