Junajtid rekord, 733 mln euro të shpenzuara në 4 vjet

0

Që me largimin e Sër Aleks Fergusonit në vitin 2013, “Djajtë e kuq” kanë shpenzuar shuma marramendëse, por ende janë në rindërtim e sipër

Junajtid vazhdon të shpenzojë pambarimisht në merkato me synimin e vetëm për të ndërtuar një tjetër perandori dominuese në futbollin anglez pas largimit të Sër Aleks Ferguson. Shifrat e shpenzuara nga drejtuesit e “Djajve të kuq” që nga viti 2013 kur skocezi e mbylli në “Old Trafford” janë të frikshme. Duke i shtuar dhe 85 milionë eurot – mund të shkojnë deri në 100 milionë – e shpenzuara për sulmuesin belg Romelu Lukaku, Mançester Junajtid që nga vera e vitit 2013 e deri më sot ka shpenzuar shifrën marramendëse të 733 milionë eurove në merkato. Në katër vitet e fundit “Djajtë e kuq” janë ekipi që ka shpenzuar më shumë se askush tjetër në merkato, duke parakaluar dhe rivalët e qytetit, Mançester Sitin që ka shpenzuar për të njëjtën periudhë plot 721 milionë euro. Zhoze Murinjo do të gjejë një surprizë të këndshme kur të udhëtojë të hënën drejt SHBA-së, ku ekipit të tij do t’i bashkohet dhe Romelu Lukaku. Belgu është blerja e dytë e verës për Murinjon pas Viktor Lindelof. Të dy së bashku vlejnë 105 milionë sterlina ose mbi 120 milionë euro dhe është vetëm Milani në Serinë A dhe Evertoni që kanë shpenzuar më shumë se “Djajtë e kuq” këtë verë. Por me siguri që Mançesteri nuk do të ndalet këtu, pasi të tjera blerje duken në horizont.

21 lojtarë – Pa llogaritur lëvizjet në mbërritje deri në mbylljen e merkato aktuale, në këto katër vitet e fundit Mançester Junajtid ka shpenzuar plot 733 milionë euro për të afruar në ekip 21 lojtarë. Kjo tregon se “Djajtë e kuq” po bëjnë gjithçka për të rikthyer ekipin në shinat e suksesit. Tranzicioni nga “perandoria” e Sër Aleks Fergusonit drejt tek një “perandori” e re po rezulton me një kosto kolosale për “Djajtë e kuq”. Askush nuk ka shpenzuar më shumë se Mançester Junajtid këto 4 vitet e fundit. Vetëm Siti i afrohet, të tjerët janë në distancë të konsiderueshme. Pa dy arkitektët e mëdhenj, David Xhil dhe Sër Aleks Ferguson, por me Ed Uduardin në krye dhe me trajnerët në ndryshim e sipër (Mojes, Gigs, van Gal, Murinjo – që nga largimi i Fergit), milionat e sterlinave të shpenzuara në merkato nuk kanë qenë në sinkron me rezultatet e ekipit në fushë. Në sezonin 2013-2014 me Mojesin në timon Junajtid shpenzoi 45 milionë euro për Matën dhe 32 milionë euro për Fellainin. Pas largimit të skocezit dhe mbërritjes së van Galit, holandezi shpenzoi 357 milionë euro në merkato ku në “Old Trafford” mbërritën me radhë Di Maria (75 milionë), Luk Shou (37,5), Ander Herrera (36), Roho (20), Blind (17,5), Falkao, Marsial (60), Shnaiderlin (35), Depaj (34), Darmian (18), Shvainshtaiger (9). Shumë miliona vetëm për një Kupë FA.

Era Murinjo – Me largimin e Luis van Galit, verën e vitit 210116 drejtimin e ekipit e mori Murinjo. Sshpenzimet nuk u ndalën as me portugezin në krye. Që në merkaton e verës 2016 u shpenzuan 185 milionë euro për Pogba (105 milionë), Mikitarian (42), Baili (38) dhe Ibrahimoviç që erdhi me parametra zero. Murinjo ka kaluar kuotën e 300 milionë eurove të shpenzuara duke i shtuar këtu dhe blerjet e kësaj vere, Romelu Lukaku (85 milionë) dhe Viktor Lindelof (35). Dhe lista mbetet ende e paplotësuar. Hames Rodrigez, Nemanja Matiç, Ivan Perisiç, Anderson Taliska janë emra të tjerë që përfliten në “Old Trafford”. Pak a shumë edhe 150-200 milionë euro të tjera, që shumë shpejt do të bëjnë 1 miliard euro shpenzime në 4 sezone… Llogaritë e deritanishme tregojnë se 733 milionë eurot e shpenzuara deri më sot janë përkthyer në vetëm 5 tituj, dy superkupa, një kupë FA, një kupë të ligës dhe Liga e Evropës.

 

Ekipet që kanë shpenzuar më shumë që nga viti 2013

  1. Mançester Junajtid 733 milionë euro
  2. Mançester Siti 721 milionë euro
  3. Çelsi 491 milionë euro
  4. Juventusi 482 milionë euro
  5. PSG-ja 462 milionë euro
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image