Junajtid përgatit dhuratën për Solskjaer, 60 milionë euro për yllin e Juves

Mançester Junajtid, jo më larg se një javë më parë largoi trajnerin Murinjo, për ta zëvendësuar me Ole Gunar Solskjaer dhe tashmë me merkaton në prag, pritet që për norvegjezin të ketë ndonjë dhuratë.

Mediat në Angli kanë nisur të spekulojnë se “djajtë e kuq” kanë bërë gati plot 60 milionë euro për Dagllas Kostën, i cili aktivizohet me Juventusit. Lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Junajtid, të cilët e kërkuan dhe verën e kaluar anësorin, por nuk arritën të konkretizonin asgjë.

Gjithsesi, mediat në Itali, konkretisht “Tuttosport”, zbulon se braziliani është i lumtur në Torino dhe nuk dëshiron të largohet, pavarësisht se në këtë sezon është parë si një zgjedhje e dytë, pasi si titullar kanë luajtur më së shumti treshja, Dibala-Ronaldo-Manxhukiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *