Junajtid likuidon Murinjon, dy klube për të ardhmen e trajnerit

Zhoze Murinjo ka mbyllur gjithçka me Mançester Junajtid dhe tashmë është një trajner… i lirë. Portugezi u shkarkua nga stoli i “Djajve të Kuq” në muajin dhjetor, ndërsa “Daily Mail” raporton se klubi anglez ka shlyer detyrimet ndaj ish-trajnerit të tyre.

Junajtid i ka paguar 15 milionë sterlina portugezit, i cili është gati të rikthehet në stol. Dy janë opsionet për Murinjon: Real Madrid dhe Benfika. Florentino Perez ka mbetur i lidhur me trajnerin, të cilit i besoi pankinën e “Los Blancos” gjatë sezoneve 2010-2013.

55-vjeçarin e tundon një rikthim në kryeqytetin spanjoll, por ai kërkon garanci për ndërhyrjen e klubit në merkato dhe kërkon mbi të gjitha dy emra: Mauro Ikardi dhe Milan Shkriniar.

Nga ana tjetër është dhe ekipi i “Shqiponjave”. Klubi i famshëm portugez ëndërron rikthimin e Murinjos në stol, aty ku ai drejtoi për 11 ndeshje në vitin 2000. Luis Filipe Vieira, presidenti i klubit, është gati të bëjë gjithçka për të bindur trajnerin. Murinjo do të fluturojë drejt kryeqytetit portugez në ditët e ardhshme, aty ku do të ketë një takim me Benfikën për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *