Junajtid gati të “plaçkitë” Benfikën, investim rekord për dy yjet portugezë

0

Mançester Junajtid pritet të investojë shuma të çmendura parash në merkaton e verës. Sipas gazetës portugeze “Record”, drejtuesit e “djajve të kuq” ia kanë vënë syrin dy prej talenteve më premtues të skuadrës nga Lisbona.

Objektivi i parë i Junajtid është sulmuesi 19-vjeçar Zhoao Feliks, i cili është kthyer në harkun e pak muajve në lojtarin më premtues të shtetit iberik. Për të marrë shërbimet e talentit portugez Benfika kërkon 90 milionë, një shifër kjo që sipas “Record”, Junajtid është i gatshëm ta paguajë.
Objektivi tjetër i anglezëve është qendërmbrojtësi Ruben Dias. I riu portugez është vetëm 21 vjeç, por mosha nuk e ndaluar që të sigurojë një vend në formacionin titullar të Benfikës dhe kombëtares luzitane.

Për të sjellë dy yjet në “Old trafford”, Junajtid do të duhet të shpenzojë 150 milionë euro, shumë jashtëzakonisht e madhe, por bëhet fjalë për dy lojtarë me potencial të pamasë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.