Junajtid “flirton” me Dibalan, Totenhemi i vjedh objektivin kryesor

Mançester Junajtid është gati të firmosë me Dibalan, por duket se po u ikën nga duart një lojtar, që e kanë ndjekur prej muajsh. Bruno Fernandes është ylli që ka mrekulluar gjithë Eevropën me 32 golat e tij në të gjitha garat me Sportingun e Lisbonës.
Totenhemi është klubi i dytë që ka treguar interes konkret për yllin luzitan. Mediet e mëdha evropiane zbulojnë se klubi londinez ka dërguar agjentë në Lisbonë për të negociuar me portugezët mbi blerjen e fantazistit.

Totenhem ka propozon 56 milionë paundë. Sportingu pretendon më shumë, por merkatoja po vjen drejt fundit dhe mund të ketë një negocim për shumën e ofruar nga nënkampionët e Evropës. 24-vjeçari kërkon largimin drejt një klubi të madh evropian për të bërë kapërcimin e karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *