Junajtid bën përpara, gati rinovimi me yllin e sulmit

Mançester Junajtid po synon të rrisë sa më shumë cilësinë dhe të ulë sa më shumë moshën mesatare të skuadrës. Objektivi i projektit të Solskjaer është të sjellë sa më shumë të rinj cilësorë, por edhe të mbajë ata që i ka tashmë. Markus Rashford është një nga lojtarët më të mirë të Juanjtid. Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme dhe në Mançester janë të shqetësuar për të ardhmen e tij.
Barcelona ka muaj duke ndjekur me kujdes situatën e 21-vjeçarit dhe në rast dështimi të pistës Nejmar, mund të hidhet në sulm për shërbimet e talentit. Për të shmangur këtë, Junajtid ka bërë gati kontratën e re për djaloshin. Ata ofrojnë 200 mijë paund në javë për të bindur Rashford të vazhdojë të vishet i kuq.

Sipas medieve ishullore, lojtari dhe përfaqësuesit e klubit kanë gjetur akordin për të rinovuar. Rashford dëshiron të vazhdojë me klubin ku u rrit dhe Junajtid është gati për t’ja plotësuar dëshirën. Përpara fillimit të turit veror në Australi, Markus do të ketë firmosur kontratën e re. Ai do të jetë një nga figurat qëndrore të ekipit të Solksjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *