Junajtid apo Real? Pogba e ka vendosur dhe e thotë hapur!

0

Pol Pogba është përfolur shumë kohët e fundit, me francezin që është lidhur me një kalim të mundshëm te Reali i Madridit.

Lidhur me këto zëra nuk ka pasur reagim as nga lojtari dhe as nga klubet respektive, Mançester Junajtid apo Reali. Aktualisht, mesfushori i “Djajve të Kuq” ndodhet në Azi për një tur dhe së fundmi duket se ka folur për një gazetar në Tokio.

Sipas raportimeve, thuhet se Pogba e ka thënë hapur se kërkon sfida të reja, duke nënkuptuar se koha e tij te Junajtid ka përfunduar.

“Kam tri vite në Mançester dhe kam kaluar disa momente të këqija dhe disa momente të mira, si çdokush kudo. Mendoj se tashmë, për mua ka ardhur koha e duhur për sfida të reja.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.