Juliano: Mirëseardhje e hidhur, më vjen keq për tifozët

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, e ka komentuar duke buzëqeshur hidhur humbjen e parë, që në debutim, në Shqipëri: “Më uruan mirëseardhjen në Shqipëri. Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një rivali që luajti mjaft mirë në mbrojtje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Më vjen keq për klubin e tifozët, prisnin të gjithë një fillim ndryshe.

“Është e qartë që na duhet ndonjë alternativë më shumë në sulm, sepse mungonte Çani, por nuk është e ndershme të përmendim ata që nuk janë. Të gjithë ata që luajtën dhanë gjithçka, edhe pse kishim mungesa të rëndësishme. Duhet t’i japim meritë kundërshtarit, e fituan ata ndeshjen. Krijuam lojë e raste, nëse shënonim, do të flisnim për ndeshje tjetër.

“Kampionati? E njoh, e kam studiuar, nuk është se e kam pranuar verbërisht këtë detyrë. Tani duhet të punojmë shumë, të përmirësohemi. Unë dua një skuadër sulmuese, nuk është në stilin e Partizanit që të mendojë vetëm për mbrojtjen. Edhe sot u munduam shumë, por nuk shënuam dot.

“Batha? E kam në konsideratë, nuk është se nuk e llogarit për formacionin. Megjithatë, sot kishim përballë një kundërshtar ku më duhej një mesfushë më teknike dhe bërë këtë zgjedhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *