Juliano mirëpret Hoxhën, kapiteni i ri i Partizanit vjen nga mesfusha

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, ka folur sot në konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes mjaft delikate kundër Kukësit. Italiani shpreson te kthesa: “E kemi nisur dobët kampionatin, por shpresojmë të reagojmë ndaj Kukësit. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, por edhe më të vështira. Gjithsesi, jemi përgatitur mirë dhe jam optimist, rezultati i javës së parë nuk do të ndikojë aspak në ndeshjen e nesërme, jam i sigurt për këtë”.

Nuk mund të mos mbetet çështje dite situata me shiritin e kapitenit, që është dorëzuar nga Alban Hoxha: “Së pari, jam i kënaqur që Hoxha rikthehet në skuadër. Së dyti, kapiten do të jetë Batha, që do të thotë se do të luajë nesër”.

Edhe sulmi është një rebus, pasi nuk dihet ende gjendja fizike e Çanit: “Nuk e kam vendosur ende cili do ta nisë nga minuta e parë, Çani apo Sukaj”.

Do të mungojë për dëmtim Fejzullahi: “më vjen keq, është një lojtar i rëndësishëm për ne. Megjithatë, kam alternativa cilësore në dispozicion”.

Një batutë për merkaton dhe emrin e Jasir Asanit, i diskutuar shumë ditët e fundit: “E njoh si lojtar, kemi studiuar shumë lojtarë, por nuk mund të flas për ata që nuk i kemi në skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *