Juliano justifikohet: Ternana, më përpara në përgatitje

Partizani bëri një figurë të shëmtuar mbrëmë në Terni, duke u mundur 3-1, por mbi të gjitha duke luajtur shumë dobët. Një ndeshje me ritëm shumë të ulët, përveç golit të Basrakut në pjesën e dytë, asnjë gjuajtje në kuadrat, sidomos në pjesën e parë. Pritej shumë më tepër, nga një skuadër që vërtet ka më pak se 10 ditë stërvitje, por nuk duhet harruar që deri para pak javësh shumica e lojtarëve ishin në aktivitet në Europa League. Për këtë arsye, justifikimi i ngarkesës fizike nuk duhet të qëndrojë deri në atë pikë sa lojtarët të mos lëvizin fare nga vendi, por gjithsesi trajneri Mark Juliano nuk tregohet kritik me të tijtë, duke e ekzagjeruar, aq sa e quan ndeshje të bukur. “Ishte një ndeshje e bukur. Pashë dy skuadra që janë në faza të ndryshme përgatitjeje. Ternana është më përpara se ne, ndaj është gati fizikisht. I uroj gjithë të mirat Ternanës”.

Trajneri i të kuqve është ndalur edhe te zgjedhja e tij, që gjithmonë është mister për gazetarët italianë: “Zgjodha Partizanin sepse më bindi në gjithçka projekti i klubit. Po përgatitemi për t’u paraqitur mirë në kampionat. Edhe pse jemi vetëm në fillim, jam shumë i kënaqur. Objektivi? Të shkojmë më lart se vendi i dytë i sezonit të shkuar”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *