“Ju e shihni, nuk po vdes!”, shpërthen Diego Armando Maradona

Maradona para pak javësh njoftoi largimin nga drejtimi i stolit të meksikanëve të Dorados. Arsyet nuk ishin teknike, por u raportua se ai kishte probleme të mëdha shëndetësore. Mediet filluan hulumtimet e tyre dhe pretendojnë se legjenda argjentinase është diagnostikuar me Alzheimer.

Kjo është një sëmundje e rrallë, që prek në përgjithësi moshat mbi 55 vjeç. Simptomë e kësaj sëmundje janë humbjet e theksuara të kujtesës. Gjithashtu, ajo shkakton dëmtime të theksuara në tru. Personat e prekur nga Alzheimer, nuk kanë shumë jetë në dispozicion.

Maradona përgënjeshtron çdo gjë që është thënë. Sipas tij, e vetmja arsye e tërhqjes së tij nga Dorados është operacioni që do të kryejë në gju. “Fjala Alzheimer është e huaj. Të prekurit nga kjo sëmundje nuk jetojnë. Unë, siç e shihni, nuk po vdes. Disa njerëz vetëm flasin dhe krijojnë konfuzion”, u shpreh argjentinasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *