Joviç shumë pranë Realit, e pohon drejtori i Ajntrahtit

0

Luka Joviç po bën një sezon të shkëlqyer në Bundesligën gjermane me skuadrën e Ajntraht Frankfurtin, por dhe në Europa League, ku ka arritur deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Sulmuesi serb është një nga objektivat e Realit të Madridit dhe vetëm 22-vjeç, shihet si përforcimi i duhur për Zinedin Zidan. Drejtori sportiv i Ajntrahtit, Fredi Bobiç, ka folur sot, ku ka pohuar se Joviç është shumë pranë Realit:

Është një mundësi reale që Joviç t’i bashkohet Realit të Madridit. Unë shpresoj që ai të qëndrojë këtu te Ajntrahti, por kur një klub i madh si Reali i Madridit të kërkon, vështirë të thuash jo. Nëse Reali insiston për të, nuk mund ta mbajmë”, tha Bobiç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.