Joviç-Real, drejtori i Ajntrahtit zbulon negociatat!

0

Reali i Madridit ka disa kohë në ndjekje të Luka Joviç. Los Blancos dëshirojnë të bëjnë disa blerje dhe serbi është në top listë. Mbi këtë çështje ka folur edhe drejtori sportiv i Ajntrahtit, Fredi Bobiç. I pyetur nga gazetarët, ai ka pohuar se Joviç mund të kalojë në Santiago Bernabeu.

“Ka mundësi reale që Joviç të transferohet te Real Madrid”, tha ai. Barcelona ka muaj që e kërkon qendërsulmuesin, por disa ditë më parë ai i refuzoi katalanasit. Vlera e transferimit të tij në Madrid do të variojë tek 60-70 milionë euro.

Shifër tepër e përballueshme për kampionët e Europës, që nëse do të blinin një mes Levandovskit apo Kejn, do të shpenzonin dyfishin e kësaj shume. 21-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik në Gjermani. Ai ka shënuar një total prej 26 golash dhe 6 asistimesh për Ajntarhtin dhe të mendosh që është vetëm në vitin e tij të parë në Bundesligë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.