Joviç i shumëkërkuar, e ardhmja e serbit në duart e një shqiptari

Luka Joviç është kthyer në një ndër futbollistët më të kërkuar në planet. Sulmuesi serb ka spikatur në dy sezonet e fundit në Bundesligë me golat e tij të shumtë, që marrin akoma më shumë vlerë po të marrim parasysh faktin se Joviç është vetëm 21 vjeç.

Të gjitha klubet që janë të interesuara për shërbimet e serbit, duhet të negociojnë me drejtuesit e Ajntrahtit të Frankurtit dhe me agjentin e lojtarit, i cili është një shqiptar. Bëhet fjalë për një emër të njohur si Fali Ramadani.

Shqiptari nga Tetova punon prej dekadash në këtë industri dhe fokusohet më së shumti te futbollistët që luajnë në Gjermani. Krahas Joviç, ndër lojtarët më me emër që Ramadani ka në menaxhim janë Ivan Perishiç, Kalidu Kulibali, Miralem Pjaniç etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *