Joviç befason, sakrifikon dhe zbarkon direkt në Madrid

Të jesh lojtar i Real Madrid nuk është aspak e lehtë dhe Luka Joviç e di shumë mirë këtë. Sulmuesi serb ishte pjesë e kombëtares së të rinjve në Kampionatin Evropian. Serbia nuk arriti të kalontë përtej fazës së grupeve.

Meqenëse 21-vjeçari ishte i angazhuar më shumë se disa bashkëlojtarë të tij te Reali, ai rrjedhimisht do duhej të pushonte më shumë. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë.

Luka do të paraqitet në grumbullimin e skuadrës në një datë kur do mblidhet e gjithë pjesa e tjetër e ekipit. Qëllimi i këtij veprimi është ambientimi sa më i shpejtë me skuadrën dhe me Zidan. Joviç do të jetë në Madrid më 8 korrik.

Kështu pushimet e sulmuesit do të zgjasin vetëm dy javë. Ndërkohë, Brahim Diaz, Odriozola dhe Rodrigo kanë nisur stërvitjen në ambientet stërvitore të klubit që më datë 3 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *