Jovetiç dhe Ikardi, Interi rigjen fitoren

0

 

Kthehet tek fitorja Interi në këto miqësore të verës. Në Parma, skuadra e Mançinit mund Atletik Bilbaon 2-0 falë golave të Jovetiç dhe Ikardin, që kanë shënuar secili për një pjesë loje.

Infermieria – Interi ka arritur në miqësoren e shtatë zyrtare dhe Roberto Mançini duhet të përballet me disa probleme të formacionit. Nga 11-tshja titullare, në fakt, duhet hequr menjëherë emri i Mateo Kovaçiç. Një lëndim i lehtë në kofshën e majtë e detyron trajnerin zikaltër që ta lërë jashtë, duke preferuar Brozoviç. Në pankinë edhe Kondogbia, që ka një lombalgji të lehtë (francezi, të premten e la stërvitjen për një dhimbje shpine). Interi pëlqehet në faktin që mban topin dhe ka shumë këmbëngulje dhe inisiativë, përballë një Atletik Bilabo që vjen nga impenjimi azer të enjten në Europa League. E nis mirë Jovetiç që në të 61’ tek krosimi i Guarinit detyron Iraizoz ai që krijon një pritje me reflekse. Dhjetë minuta, zikaltërit kalojnë: trekëndori Gnukuri-Hezus-Gnukuri dhe topi në qendër të Jovetiç që shënon në shtyllën e parë. Malazezi nuk udhëton në ritme të shpejta, por talenti është ai që është parë kohë më parë tek Fiorentina. i afrohet, madje, dyfishimit të rezultatit.

Në pjesën e dytë, modulet dhe njerëzit ndryshojnë. Mançini dizenjon në fillim një

4-2-3-1 me Brozoviç dhe Palasion të hapur (Jovetiç në krahët e Ikardit), më pas një 4-4-2 me Nagatomon dhe Manajn në krah (Ikardi dhe Palasio dyshja ofensive). Gnukuri dhuron spektakël dhe i afrohet golit, ashtu si bën edhe Ranokia. Nagatomo kroson për Ikardin që në zonë e devijon me kokë në rrjetë topin. Dy gola dhe morali i lartë, mjafton edhe kaq.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.