Joshua vs Wilder gati për 2020-ën, “WBC” detyron boksierët

Divizioni i peshave të rënda pësoi një tronditje të paimagjinueshme me humbjen e Anthony Joshuas ndaj boksierit meksikan Andy Ruiz Jr. Të dy boksierët do të ndeshen sërish në muajin nëntor, por promotori i boksierit anglez ka filluar të mendojë përtej duelit me Ruiz.

Eddie Hearn është i bindur se boksieri i tij do ia dalë të marrë sërish në duart e tij katër brezat kampion bote, të cilat i fitoi duke mundur kundërshtarë si Wladimir Klitschko, Charles Martin dhe Joseph Parker. Duke përdorur lidhjet e tij në botën e boksit, Hearn ka bërë një lëvizje brilante për të siguruar njëherë e mirë zhvillimin e duelit.

Konfederata e njohur “WBC” së fundmi ka vënë emrin e Anthony Joshua në vendin e tretë të  renditjes së boksierëve. Sipas ekspertëve të sportit kjo lëvizje e papritur ka si qëllim përshpejtimin e procedurave për përballjen e Anthony Joshuas me kampionin e konfederatës “WBC”, që për mbahet nga amerikani i pamposhtur Deontay Wilder.

Joshua dhe Wilder kanë filluar negociatat midis tyre prej më shumë se dy vitesh, por palët nuk kanë gjetur akordin financiar duke preferuar te ndeshen me kundërshtarë të tjerë që në letër përbëjnë një rrezik më të ulët.

Falë kësaj lëvizjeje dueli midis Joshuas dhe Wilder do të bëhet i detyrueshëm nga vetë “WBC”. Ky duel pritet të ndodhë në muajt e fundit të vitit 2020, gjithmonë nëse të dy boksierët do fitojnë duelet e në muajt në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *