Joshua vs Ruiz 2, anglezi refuzon rikthimin në SHBA

0

E gjithë bota e boksit është në pritje të përsëritjes së duelit midis Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz. Boksieri anglez ka zgjedhur që të kthehet në “bazën” e tij për ndeshjen e dytë, duke refuzuar të rikthehet në SHBA, ku pësoi humbjen e parë të karrierës së tij.

Në një intervistë për “IFL TV”, promotori i Joshuas, Eddie Hearn, zbuloi se dueli ka shumë gjasa të zhvillohet në Londër ose Kardif. Një lajm i mirë ky për të gjithë fansat e boksit në Europë, që s’do u duhet të presin deri në orët e para të mëngjesit për të shijuar spektaklin që ofron boksi i peshave të rënda.

Anthony Joshua dhe promotori Eddie Hearn

Në 2 ditët e ardhshme do të njoftojmë përfaqësuesit e Andy Ruiz. Çka mund të them tani është se dueli nuk do të zhvillohet në SHBA. Po mendojmë disa vendndodhje të ndryshme. Natyrisht qe shanset më të mëdha janë që të zgjedhim një stadium në Mbretërinë e Bashkuar. Ndoshta në Londër ose Kardif. Ekziston edhe një mundësi e vogël e zhvillimit të eventit në një vend neutral, pra jashtë Mbretërisë së Bashkuar, por kjo do të kërkojë shumë punë”.

Ndoshta Ruiz s’do ta pëlqejë këtë gjë, por në kontratën e firmosur nga vetë ai është  e qartë që kushtet për përsëritjen e duelit vendosen vetëm nga ne dhe jo nga ai”, përfundoi Hearn.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.