Joshua thyen heshtjen: Kush e merr seriozisht këtë budalla

0

Anthony Joshua-s i është dashur të durojë ngacmimet e pafundme që kanë ardhur nga Deontay Wilder dhe Tyson Fury, pas përballjes së tyre që u mbyll pa fitues. Amerikani Wilder ka qenë më vokali përsa i përket ngacmimeve.

Boksieri nga Alabama tha në disa intervista se Joshua është i frikësuar nga ai dhe i është shmangur arritjes së një marrëveshje për një duel. Kaq ka mjaftuar që anglezi të reagojë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social “twitter”.

“Kush e merr seriozisht këtë budalla? Si mund të mos ishim të interesuar. Gjithsesi, të lumtë Fury! Ata u ndeshën me ty, pasi kujtuan se kishe marrë fund. Do t’u jap një shans kur të jeni gati”, shkroi Joshua në reagimin e tij.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.