“Joshua gjithmonë ka qenë një gënjeshtër”, shpërthen Deontay Wilder!

Humbja e Anthony Joshuas një natë më parë tronditi të gjithë Botën e sportit, me ish-kampionin që u mposht për herë të parë në karrierën e tij, duke e dorëzuar titullin tek Andy Ruiz.

Lidhur me këtë disfatë të pabesueshme të boksierit anglez, ka reaguar rivali i tij, Deontay Wilder. Shpesh është folur për një duel të mundshëm midis të dyve, por që nuk erdhi asnjëherë. Gjithsesi Wilder njihet për karakterin e tij dhe pas ndeshjes së një nate më parë ka reaguar ashpër.

“Nuk ishte një kampion i vërtetë. E gjithë karriera e tij përbëhej nga gënjeshtra, kontradikta si dhe dhurata. Faktet janë dhe tani e dimë se kush po vraponte nga kush!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *